Një 30-vjeçar, ka humbur jetën në Spanjë teksa bënte përpjekje për të sfiduar një dem.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se i riu mori një goditje të rëndë në qafë, ku për pasojë humbi dhe jetën.
Një “ndjekje” e improvizuar me një dem në Spanjë përfundoi në mënyrë tragjike me një 30-vjeçar që humbi jetën kur në përpjekje për të sfiduar kafshën e madhe, rrëshqiti dhe mori një goditje fatale në qafë.
Në videot e regjistruara nga dëshmitarët okularë të aksidentit të ndodhur gjatë ngjarjes së quajtur “encierro ” në qytetin e Navalcarnero, pranë Madridit, shihet 30-vjeçari duke i hedhur një triko demit për ta provokuar.
Por për fat të keq të tij, kur u përpoq të ngjitej në një gardh për t’u mbrojtur, ai humbi kontrollin dhe ra në rrugë, duke i dhënë demit një mundësi për të sulmuar.
Sipas mediave të huaja, Daniel González Arribas, i cili ishte korkortador, u vra nga goditjet e demit.
LEXONI GJITHASHTU: