English

Demokracia e kërcënuar nga COVID-19, pandemia po vendos autoritarizmin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

COVID-19 ka vënë në provë mbarë botën, por edhe demokracinë në disa vende të saj. Shumë udhëheqës po e përdorin atë në avantazhin e tyre, për të rritur autoritarizmin. Dhe cila mund të jetë metoda më e mirë për të fituar më tepër pushtet tek populli? Përgjigja është fare e thjeshtë, rregullat e ashpra dhe ligjet që i japin një kampi politik fuqi absolute duke u hequr çdo liri të qytetarëve.

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ishte i pari që e ngriti këtë shqetësim, duke akuzuar Hungarinë dhe Kryeministrin e saj, Viktor Orban, se po përdorte situatën e pandemisë në avantazhin e tij dhe po cenonte demokracinë e vendit.

Zëri i Amerikës, sjell një video ilustruese,  ku jepen detaje mbi mënyrën sesi një pjesë e shteteve po dhunojnë demokracinë e vendit duke përdorur SARS-Cov 2.

“Si asnjëherë tjetër në histori, pandemia e COVID-19 e ka shtyrë botën drejt një beteje mes jetës dhe vdekjes, duke i bërë qeveritë në të gjithë botën të përpiqen të gjejnë mënyra për të mbrojtur qytetarët e tyre.  Në disa vende, liderët autokratë janë duke përfituar nga mundësia për të zgjeruar pushtetin e tyre, duke kufizuar lirinë e shtypit dhe të drejtat civile që janë shtylla e demokracisë. Edhe qeveritë në demokracitë funksionale u kanë kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, kanë ndaluar lëvizjen e lirë dhe kanë zgjeruar fuqitë e policisë dhe mbikëqyrjes së të dhënave”

Edhe në Shqipëri, qytetarët nuk lejohen që të dalin nga shtëpia, pasi do të përballen me disa shtesa të reja të Kodit Penal që mund t’i mbyllë në burg për 15 vite.

Edhe pse masat kufizuese nga qeveritë janë të nevojshme për të frenuar përhapjen e COVID-19 dhe ato po pranohen edhe nga vet populli. Megjithatë, në këtë atmosferë të frikës dhe pasigurisë, shumë pak po bëjnë pyetjen. A kemi një kthim të autoritarizmit pas shekujsh progresi drejt një demokracie liberale?

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?