Shqipëria është përkeqësuar në Indeksin e Demokracisë, krahasuar me një vit më parë duke zbritur me tre vende.
Shqipëria renditet në vendin e 79-të në Indeksin e Demokracisë 2019, të publikuar nga The Economist, i cili jep një panoramë të situatës së demokracisë në mbarë botën në 165 shtete të pavarura dhe dy territore.
Shqipëria vijon të bëjë pjesë në regjimin e demokracisë hibride, me një pikëzim që ishte 5.89 në vitin 2019.
Ky është niveli më i ulët i demokracisë, që nga viti 2014, sipas të dhënave historike të publikuara nga “The Economist”.