English

“Demokratët na votuan”, Rama: Njerëzit janë të zhgënjyer, jemi e vetmja shpresë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në turin e falënderimeve në Korçë. Ai tha se qytetarët nuk i vuotuan se janë shumë të kënaqur me Partinë Socialiste, ata janë të pakënaqur, por Partia Socialiste është e vetmja shpresë për ta.

- Advertisement -

Gjithashtu Rama tha se fitues në këto zgjedhje nuk e kanë nxjerrë vetëm votat e socialistëve por edhe të demokratëve, të cilët votuan Partinë socialiste apo nuk dolën fare në votime.

“ Njerëzit në 14 maj treguan se duan të mendojnë dhe që ne të mendojmë për ata si qytetarë,  e jo që ne ti ndajmë në socialistë e demokratë. Vota jonë nuk do ishte kaq e madhe nëse nuk do vinin demokratë të na votonin.

Ku dolën kaq shumë vota? Dolën sepse na kanë votuar edhe nga Partia Demorkatike edhe nga Partia e Lirisë, ndërsa pati shumë nga ata që nuk dolën fare në votim dhe nuk e ndyen dorën. Falënderoje të gjithë ata demokratë që na votuan dhe po ashtu falenderoj të gjithë ata që nuk dolën për të votuar pasi ata treguan që kanë dinjitet qytetar”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×