English

Demonstrata dhe përleshje në Irak, qytetarët të zemëruar me sistemin politik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me dhjetëra irakianë janë plagosur gjatë përplasjes me  forcat e sigurisë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe granata për të shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën bomba  molotov dhe gurë drejt uniformave të policisë.

- Advertisement -

Ata bllokuan disa rrugë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Demonstruesit u shprehën se Kryeministri Adel Abdul Mahdi nuk i ka përmbushur premtimet përfshirë emërimin e një qeverie të re të pranueshme për irakianët.

Protestat masive kanë kapluar Irakun që nga 1 tetori, me qytetarë kryesisht të rinj që kërkojnë një rregullim të sistemit politik pasi e shohin si thellësisht të korruptuar.

Deri më tani nga nisja e protestave kanë mbetur të vrarë 450 persona. Të premten që lamë pas një person mbeti i vrarë ndërsa me dhjetëra të tjerë u plagosën.

Pas disa muajsh qetësie protestuesit janë rikthyer në rrugë  pasi vëmendja në javët e fundit u përqendrua në raportet SHBA-Iran pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?