Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët përmes informacioneve të rreme në internet përpiqeshin të denigronin figurën e titullarëve të institucioneve të ndryshme në vend.
Në pranga kanë përfunduar gazetari Ervis Hasanaga dhe punonjësja e Agjencisë së Mbikyrjes Policore, Regina Omeri.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. S., 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
“Këta tre persona në bashkëpunim me në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti”, njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.
Ndërkohë që vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO| Pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet në hyrje të kopshtit
- “Fituan çështjen dhe e dhunuan”- Vocaj zbardh ngjarjen me avokatin e Berishës
- EMRAT| Dhunuan me leva avokatin Sokol Mëngjesi, identifikohen 4 autorët