English

Rekord për të burgosurit, Shqipëria me numrin më të lartë në rajon

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë, duke lënë pas Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

- Advertisement -

Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat, ku Në Shqipëri për vitin 2017 rezultuan 197 individë të burgosur për vepra penale për 100 mijë njerëz.

Ndërkaq, ne rang evropian, ndër vendet me të burgosur më të shumtë vendi ynë renditet i katërti, pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.

Megjithatë, në të dhënat e Shqipërisë nga Eurostat, nga viti 2016 në vitin 2017 vihet re një trend në rënie i numrit të të burgosurve për 100 mijë banorë.  

Të dhënat e zyrës evropiane të statistikave tregojnë së në BE, në 2017, kishte një të burgosur për çdo 865 persona, normë e cila rezulton të jetë më e ulëta që nga viti 2000.

Sipas këtyre të dhënave, midis vitit 2008 dhe 2017, vetëm 5% e të burgosurve të rritur në BE ishin gra.

Shteti me numrin më të ulët të personave që vuajnë dënime në burgje është Islanda, pasuar nga Suedia dhe Finlanda.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?