English

Dënohet Joana Duro, GJKKO shpall vendimin për ish-sekretaren e “Shëndetësisë”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për ish-sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro.

- Advertisement -

Togat e zeza e kanë dënuar Duron me 4 vite burg nga te cilat i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u dënua me 2 vite e 8 muaj.

Po ashtu, për Duron u vendos edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Për ish-numrin dy të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, Prokuroria e Posaçme kërkoi 4 vjet heqje lirie nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Ndërsa për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.

Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burgim, nëse gjykata merr parasysh kërkesën e prokurorit, Dritan Prençi. Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar  1 vit e 6 muaj burgim.

Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv.

Sipas SPAK ata i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e sipervizimit të disa qendrave shëndësore në Tiranë e Durrës. Joana Dura ka edhe dënim plotesues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?