English

Dënohet me burg kapiteni i anijes pas zjarrit që vrau mbi 30 persona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Jerry Boylan, kapiteni i një anije të vogël u dënua me katër vjet burg i akuzuar për neglizhencë për zjarrin që vrau 34 njerëz në vitin 2019 në Kaliforni.

- Advertisement -

Kjo u cilësua si fatkeqësia detare e fundit më vdekjeprurëse në historinë amerikane.

Tridhjetë e tre pasagjerë dhe një anëtar i ekuipazhit vdiqën, të bllokuar nën kuvertë.

Mes viktimave ishin një shkencëtar mjedisor, një shkencëtar të dhënash nga Singapori dhe një familje me tre motra, babai i tyre dhe gruaja e tij.

Boylan fillimisht u përball me 34 akuza për secilën vrasje, që do të thotë se ai mund të ishte përballur gjithsej me dënimin prej 340 vjetësh burg, por avokatët e tij argumentuan se vdekjet ishin rezultat i një incidenti të vetëm dhe jo krimeve të veçanta, kështu që prokurorët në vend të kësaj e akuzuan Boylanin vetëm me një akuzë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?