English

Lulzim Basha: Personeli mjekësor po punon me maska të skaduara, kjo është kriminale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu denoncoi atë që e cilësoi një shqetësim të jashtëzakonshëm dhe një fakt tronditës. Sipas kreut të PD, 1,2 mln maskat njëpërdorimshme të shpërndara nga qeveria për pacientët dhe stafin mjekësor rezultojnë të jenë të skaduara që nga viti 2011.

- Advertisement -

“Sot dua të ndaj një shqetësim të jashtëzakonshëm që prek sidomos mjekët dhe infermierët. Pak orë më parë sekretari i përgjithshëm i PD nga terreni denoncoi një fakt tronditës. 1,2 milionë maska njëpërdorimshme me të cilat është pajisur stafi ynë, mjekësor, kanë një pullë ku tregohet qartë se data e skadencës së këtyre maskave është viti 2011. kjo është kriminale. Ftoj prokurorinë të nisë menjëherë hetimet; ky është krim ndaj kujtdo dhe në veçanti ndaj stafeve mjekësore që po bëjnë gjithçka për t’i ardhur në ndihmë të prekurve”, tha z. Basha.

Sipas kryedemokratit, spitalet janë totalisht të papërgatitura për fluksin e pacientëve që do të rritet.

“Kapacitet aktuale të spitaleve nuk i kalojnë 120 njësi të tilla të përgatitura për të trajtuar jo më shumë se 120 të infektuar që kanë nevojë për këtë trajtim ndryshe u rrezikohet jeta”, tha kreu i PD.

Ky është një dështim i paralajmëruar, tha z. Basha, teksa kujtoi se PD prej 2 javësh ka paralajmëruar qeverinë që të marrë masat e nevojshme para se të jetë shumë vonë.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që pa panik, por me kujdes maksimal të përballojnë këtë sfidë përmes kujdesit të shtuar, për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të të afërmve duke ndjekur këshillat e personelit mjekësor.

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?