English

Deputeti i PD: Pse maxhorancës i duhet një opozitë me liderin nën arrest

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, mbajti pasditen e kësaj të marte një konferencë për media ku deklaroi se 2024 e gjeti Shqipërinë të renditur rreth autokracive më të rrezikshme të globit.

- Advertisement -

Boçi tha se arrestimi i liderit të Rithemelimit si dhe përpjekjet për të asgjësuar opozitën janë goditje që maxhoranca po i jep demokracisë ën Shqipëri.

Ai u bëri thirrje demokratëve që të rezistojnë për të mos lejuar eliminimin politik të opozitës, e cila filloi me arrestimin e liderit politik të saj.

DEKLARATE E DEPUTETIT, LUAN BAÇI

Viti 2024 e gjeti Shqipërinë, nga një vend anëtar të NATO-s, aspirant për anëtar të Bashkimit Evropian, në një vend të rreshtuar ne krah të autokracive më të rrezikshme të globit.

– Me liderin e opozitës te burgosur pa ligj e Kushtetutë,

– Me një opozitë nën një sulm frontal, të paprecedent, të

zhveshur nga çdo e drejtë kushtetuese në parlament;

– Me një qeveri që ka vendosur të emërojë vetë edhe opozitën, duke asgjësuar debatin politik në parlament;

– Me një sistem drejtësi e të kapur politikisht, që i shërben vetëm interesave imediate politike të pushtetit. Të një pushteti të kriminalizuar deri në palcë, partnerët e vetëm të qëndrueshëm të të cilit janë vetëm organizatat kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me një qeveri tashmë të damkosur si më e korruptuara në glob, e kapur publikisht në afera multimilionëshe për inceneratorë që nuk ekzistojnë, rrugë ‘të arta’ që nuk përfundojnë kurrë, PPP e koncesione me ‘investitorë strategjikë’ që po shqyejmë llokma, llokma pasuritë e Shqipërisë.

Me një qeveri që shpenzon miliarda të taksapaguesve më të varfër të Evropës, tek klientët e saj, e jo në arsim, jo në rroga e pensione, jo për të sotmen e të ardhmen e Shqipërisë, por për xhepat e barqet e tyre të pangopur e të pangopshëm Viti 2023 u mbyll me seanca parlamentare ‘4 minutëshe’, ku deputetë memecë të fshehur pas kartonëve, votuan për të shpenzuar buxhetin e shtetit sipas interesit të partisë e të patronazhistëve të saj, jo sipas nevojave të fëmijëve të Shqipërisë.

Duke nisur nga sot, cilido profesionist i lirë do e ketë edhe më të vështirë të përballet me jetën, pasi do ti duhet të paguajë edhe taksat më të reja që miratuan për 4 minuta në seancën e fundit të parlamentit.

DUAN TË VENDOSIN TAKSOKRACINË duke asgjësuar demokracinë.

Prandaj u duhet një opozitë e emërua.

Prandaj u duhet një opozitë me liderin nën arrest.

Prandaj u duhet një opozitë e zhveshur nga e drejta kushtetuese për të hetuar dhe vënë para përgjegjësisë pushtetin e bashkëshortëve strategjikë, thjeshtrave që bëjnë miliarda me fonde shtetërore që firmosen fap, fap fap nga ‘njerku i artë’

Partia Demokratike, deputetët e saj, strukturat që nga Kryetari e deri tek anëtari më i ri, janë garancia se kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Vëllezër e motra që vuani njësoj këtë bandidokraci, pavarësisht bindjeve politike:

Vetëm bashkë mund t’ia dalim!

Dhe të bashkuar do ia dalim.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?