English

Deputeti iranian: 3 milion dollarë për këdo që vret Donald Trump

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ahmad Hamzeh, anëtar i parlamentit iranian, ka njoftuar se kushdo që vret Trump do të marrë një shpërblim prej 3 milionë dollarësh.  

- Advertisement -

Hamzeh është deputeti i qytetit Kahnuxh, në provincën e Kermanit. Kermani është dhe vendi i lindjes i gjeneralit Qassem Soleimani, kreut të  forcave elitare të Iranit, i cili u vra nga një sulm me dron nga Shtetet e Bashkuara më 3 janar në Irak.

“Deklaroj, në emër të popullit të Kermanit, se të gjithë banorët tanë janë ushtarë të Qassem Soleimani dhe se asnjëri prej nesh nuk ka frikë të martirizohet. Ne do të japim 3 milionë dollarë për këdo që do të vrasë Trump”, tha Hamzeh në fjalën e tij në parlament të martën, sipas agjencisë së lajmeve së parlamentit iranian.

Ai kërcënoi Shtetet e Bashkuara, bazat e tyre ushtarake dhe ambasadat në rajon dhe tha “Shumë shpejt do të shijoni realitetin se martiri Qassem Soleimani është shumë më i rrezikshëm se Qassem Soleimani kur ishte ende gjallë”, pra me pak fjalë ai kërkon të thotë se lideri ushtarak është më i fuqishëm pas vdekjes së tij.

Përpara varrimit të Soleimani, në të cilin humbën jetën 62 persona, për shkak të turmave të trazuara, Kerman njihej si vendi me prodhimtari  më të lartë të stikave në Iran dhe mbarë botën.   

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?