English

​Deputetit të VV-së i vjedhin Facebook-un, i kërkojnë para për t’ia rikthyer

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, i është hakuar llogaria e tij zyrtare në Facebook, ndërsa i kanë një shumë parash për t’ia rikthyer.

- Advertisement -

Policia ka konfirmuar rastin duke thënë se janë njoftuar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:30.

Edhe i biri i deputetit Kokaj, Agon Kokaj, ka bërë një njoftim në Facebook-un e tij personal duke paralajmëruar se llogaria e deputetit është hakuar dhe për çdo mesazh që mund të dërgohet nga Facebook-u i tij nuk është i shkruar nga i ati.

“Zonja dhe zotërinj, dua t’ju njoftoj se Dr. Jahja Kokaj, llogaria e tij në Facebook është hakuar nga dikush, prandaj nëse merrni ndonjë mesazh nuk janë të tij”, ka shkruar ai.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vijon në hetime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?