English

Deputetja e VV-së: Situata mund të përshkallëzohet, do jemi më vigjilentë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu tha në emisionin Now në Euronews Albania se bllokimi i qindra shqiptarëve të Kosovës në kufirin me Serbinë është hakmarrje e pastër e presidentit Vuçiç ndaj votës pro për Kosovën në KiE.

- Advertisement -

Ajo theksoi se ajo që ndodhi sot është një sinjal që situata mund të përshkallëzohet duke shtuar se ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë menjëherë.

Sipas saj këta të fundit duhet ta marrin seriozisht situatën dhe që të tregohen të paanshëm.

“Sot gjatë ditës, u tregua ajo që Vuçiç ka paralajmëruar më parë dhe mendoj se përgjegjësi i vetëm për këtë është Vuçiç.  Aspekti ndërkombëtar duhet t’i kërkoj llogari. Kohë më parë presidenti serb paralajmëroi se nëse Kosova do shkonte një hap para në KiE, do të vepronte. Vazhdimisht kemi qenë duke e paralajmëruar faktorin ndërkombëtar që  të jenë të kujdesshëm ndaj Serbisë. Ajo që ndodhi sot është një sinjal që situata mund të përshkallëzohet. Mendoj se është momenti që të dëgjohen ndërkombëtarët dhe nga ana tjetër të tregohet paanshmëri nga ana e tyre, që ta shohin se sa serioze është situata. Jemi duke e trajtuar seriozisht situatën. Do jemi shumë më vigjilentë sesa tani. Për mua  është një sinjal që një situatë e tillë do të përshkallëzohet në të ardhmen”-tha ajo.

LEXONI GJITHAHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?