English

Der Spiegel: Inteligjenca gjermane paralajmëron për sulm bërthamor nga Rusia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shërbimet sekrete gjermane kanë paralajmëruar parlamentin e vendit për mundësinë që Rusia të nisë një sulm bërthamor në Ukrainë.

- Advertisement -

Kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës të Gjermanisë (BND), Bruno Kahl dhe kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), Thomas Haldenwang, i bënë deklaratat në parlamentin gjerman.

Shefi i BFV tha se lufta në Ukrainë ka ‘ndryshuar rregullat e lojës’ në të gjitha fushat e politikës dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Gjermanisë në vend.

Haldenwang tha se 40 spiunë rusë u dëbuan nga Gjermania në prill, por kjo nuk është e gjitha, shkruan Der Spiegel.

Siç pretendon kreu i BFV niveli operacional i shërbimeve të inteligjencës ruse në Gjermani është ulur.

Kahl paralajmëroi parlamentin gjerman se Putini mund të përdorë “armë bërthamore”.

Sipas mendimit të kreut të BND, qeveria ruse mund të përpiqet të imponojë paqen në Ukrainë me kushte të pafavorshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?