Një shpërthim me tritol ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në zonën e Freskut në banesën e Muhamed Dukës, babait të vëllezërve Duka, kundërshtarëve të Ervis Martinaj.
Fqinjët e familjes Duka deklarojnë se Mehmet Duka dhe bashkëshortja kanë 4 vite që nuk jetojnë aty. Ata shprehen se ndihen të kërcënuar, pasi si pasojë e shpërthimit janë asfiksuar nga tymi.
Fqinjja kërkoi ndihmë nga shteti për rikuperimin e dëmeve në banesë përmes një deklarate për Euronews.
“3 pa 20 e dëgjuam, u ngritëm nga vendi dhe kishte vetëm tym të zi në shtëpi. Lajmëruam policinë, dera nuk hapej, është bërë dëm në banjë, muret janë dëmtuar të gjitha. Tim shoqi i hodha ilaç në vesh, i shtrydha limon dhe përmenda këtë se është me tension. I kërkojmë ndihmë shtetit, nuk duam shqetësime në shtëpinë tonë, nuk i kemi borxh askujt.
Ata gjitonët që kanë ikur kanë 4 vite. Para 4 vitesh eshte shpërthyer dera poshtë. Edhe sahetat janë shpërthyer.
Asnjë gjë nuk kemi dëgjuar ne u ngritëm dhe dera nuk hapej, e hapi policia me levë.
Këto 4 vite nuk kemi parë njeri të hyjë dhe të dalë. Ne kemi kaluar mirë me Muhamedin dhe Bardhën, por djemtë nuk e dinë çfarë bëjnë.
I kërkojmë ndihmë shtetit se dëmet janë të mëdha dhe ne jemi pensionistë, me 80 mijë lekë çfarë të bëjmë. Ne mirë që s’vdiqëm nga tymi”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Komshinjtë e Dukës pas shpërthimit: Ç’borxh kam unë të paguaj kusuret e kriminelit
- Tritol në banesën e babait të Leonard Dukës
- Ashensori i shkatërruar, pamje nga shpërthimi në banesën e armiqëve të Vis Martinaj