English

Dëshmia e Dunamit, reagon ish-ministri Nasip Naço: Distancohem nga akuzat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deklaratat e Nuredin Dumanit në seancën gjyqësore ku tha se kishte paguar 40 mijë euro të afërmit të ish-ministrit Nasip Naço kanë bërë që ky i fundit të ketë një reagim të menjëhershëm.

- Advertisement -

Ish-ministri Nasip Naço, hodhi poshtë akuzat dhe kërkoi që organet e drejtësisë të hetojnë seriozisht rastin.

Në një postim në rrjete sociale ai ka shprehur distancimin e tij nga çdo akuzë dhe ka ftuar autoritetet përkatëse të marrin masat ligjore ndaj çdo personi të përfshirë, nëse akuzat vërtetohen.

“Jam njohur sot nga mediat ku përmendet emri im. Dua të theksoj se distancohem nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe ftoj organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. Nëse akuzat vërtetohen, organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje”, shkruan ish-ministri Nasip Naço.

Ai ka shtuar gjithashtu se si Ministër i Drejtësisë, ai nuk ka pasur asnjë kompetencë për të ndërhyrë në hetime apo për të dhënë vendime mbi lirimin e të dënuarve, përveçse për dhënien e lejeve të veçanta në përputhje me ligjin. Naço ka bërë të ditur se gjatë periudhës që ka ushtruar këtë detyrë, nuk ka miratuar asnjë leje për Nuredin Dumanin.

Në fund të reagimit të tij, Naço ka theksuar se distancohet nga çdo mashtrim që ka për qëllim dëmtimin e integritetit të tij dhe ka kërkuar që të verifikohen akuzat që janë bërë publike.

Kujtojmë që këtë të martë bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vijuar të japë informacione të rëndësishme gjatë dëshmisë së tij në megaprocesin e njohur si “Plumbi i Artë”.

Gjatë seancës Dumani ka zbuluar një detaj që ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku sipas tij ka paguar një shumë prej 40 mijë eurosh për të siguruar lirimin nga qelia.

Dumani ka theksuar se këto para janë paguar në dorë dhëndrit të vëllait të ish-deputetit Nasip Naço, i cili në atë periudhë mbante postin e shefit të spitalit duke i siguruar kështu një dokument që vërtetonte probleme shëndetësore dhe për pasojë arriti të lirohej.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?