English

“Dëshmia e ftohtë e babait”, gazetari: Nuk shfaqi asnjë emocion kur mësoi ngjarjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin e Bunës, ndërkohë që trupi i një prej vajzave të saj, 9 vjeçe është gjetur deri tani.

- Advertisement -

Motra e gruas pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti.

Ergys Arrazi, 31 vjeç bashkëshorti i Alma Arrazit dhe babai i tre fëmijëve u arrestua dje me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare.

Gazetari i Euronews Albania tregoi se gjatë dëshmisë së dhënë në polici bashkëshorti i 39-vjeçares, Ergys Arrazi është treguar shumë i ftohtë kur është marrë në pyetje, nuk ka shfaqur asnjë lloj emocioni dhe ka hedhur poshtë akuzat se ka ushtruar dhunë ndaj gruas apo fëmijëve të tjerë.

Ai tha se çifti kishin gjendje ekonomike të qëndrueshme ekonomike, jetuar më herët në Itali dhe Gjermani dhe së fundmi ishin shpërngulur në Shkodër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?