English

Dëshmia e gjyshes që fshehu nipin: Na zëvendëson djalin që na vdiq

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas 1 javë, Amari, 3 vjeçari i humbur që ishte marrë nga gjyshërit nga ana e të atit të ndjerë, është rikthyer në krahët e nënës së tij. Ai është dorëzuar në policinë e Durrësit nga gjyshja e cila e mbajti të fshehur për 7 ditë duke refuzuar ta kthente tek nusja e djalit.

- Advertisement -

Pas dorëzimit të të miturit, Barie Gjuni u vu në pranga për akuzën e marrjes së padrejtë të fëmijes ndërsa më herët është arrestuar edhe bashkëshorti i saj Rexhep Gjuni si dhe kunati i këtij të fundit Arben Selaj.

Gjatë këtyre ditëve policia ushtroi kontrolle në dhjetëra banesa ndërsa nga dëshmia e gjyshes tashmë të arrestuar, ka rezultuar se fëmija është mbajtur në Kukës, Has e më pas në hotele në Tiranë për shkak të gjurmimit nga uniformat blu.

Gjyshja e arrestuar ka deklaruar se donin ta rrisnin ata nipin 3 vjeçar, pasi djali i tyre 1 vit më parë humbi jetën në një aksident rrugor.

Për ngjarjen është shpallur në kërkim edhe vëllai tjetër i Bahrie Gjunit, gjyshes që mori nipin për ta mbajtur disa orë e tentoi mos ta kthejë më tek e ëma.

“Është fëmija i djalit. E donim ta rrisnim ne jo familja e nënës. Nuk na e linin ta rrisnim ne ndaj e morëm. E duam shumë nipin. Nuk kam bërë krim. Dua nipin ta rrisim ne se na vdiq djali në aksident. Na zëvendëson djalin që na vdiq në aksident. Nusja nuk na e jepte ndaj e mora dhe ika tek të afërmit e mi”, tha gjyshja.

EXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?