Ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian Gordon Sondland, i cili dëshmoi në procesin e hetimit të Presidentit Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve, deklaroi një ditë më parë se Trump synon ta heqë atë nga posti i tij.
“Më thanë sot që Presidenti synon të më heq nga posti i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian menjëherë,” tha Sondland në një deklaratë të tij.
Sondland ishte një nga dëshmitarët kryesor në procesin e hetimit për shkarkimin e Presidentit Trump.
Lëvizja e presidentit amerikan erdhi një ditë pas raportimit në media se Trump kishte hequr nga detyra nënkolonelin, Aleksandër Vindman, ushtarin e dekoruar dhe ndihmësin e sigurisë kombëtare, i cili luajti një rol qendror në procesin e gjyqit të demokratëve dhe vëllanë e tij, Juxhin Vindman.