English

Dështimet në “Champions League”, Barcelona shkarkon trajnerin Ernesto Valverde

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nën drejtimin e Barcelonës, Ernesto Valverde arriti që të fitonte kampionatin në sezonit 2018 dhe 2019. Katalanasit janë gjithashtu në krye të tabelës së klasifikimit edhe në sezonit aktual por sërish trajneri u shkarkua.

- Advertisement -

Edhe pse aventura e teknikut në “Kamp Nou” nuk mund të cilësohet si negative me sa duket Valeverde nuk mundi të përballonte presionin kur drejton një ekip të madh si Barcelona pasi çdo pikë  e lënë, çdo hap i gabuar, kushton shumë.

 Humbja në superkupën e Spanjës përballë Atletico Madrid ishte ajo që sosi edhe durimin e drejtuesve të katalanasve dhe i vuri vulën largimit të trajneri. Shpërdorimi i avantazhit dhe loja jo bindëse sollën shkarkimin.

Pika e dobët e Ernesto Valeverdes pa diskutim që ka qenë Champions League. Eliminimi shokues nga Roma në Vitin 2018 ndërkohë që katalanasit kishin fituar ndeshjen e parë në Kamp Nou dhe me pas humbja katastrofike 4-0 në Anfild Road përballë Liverpool vitin e shkuar ndërkohë që kishte fituar ndeshjen e parë 3-0 treguan limitet të trajneri i cili nuk arrinte të ishte shumë rezultatet.

Valverde bëhet kështu trajneri i parë që nga viti 2003 që shkarkohet në mes të sezonit që pas shkarkimit të Luis Van Gal, i cili u largua pasi skuadra ishte në vendin e 13 të renditjes.

Në vend të Valverdes do Emërohet Quique Stetien, I cili sezonin e shkuar drejtoi Real Bestis. Ai ka arritur një marrëveshje deri në qershorin e vitit 2022. Prova e parë për teknikun e ri do të jetë përballë Granadas në “Kamp Nou”

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?