Protestat e ekstremistëve të paralajmëruara nga policia britanike nuk u materializuan dhe manifestime paqësore kundër racizmit u mbajtën në vend të tyre.
Policia ishte përgatitur për më shumë akte dhune pas një jave trazirash të nxitura nga keqinformimi se autori i vrasjes së 3 vajzave në Southport kishte qenë një azilkërkues mysliman.
Shoqata “Ngrihuni Kundër Racizmit” dhe grupe të tjera planifikuan anti-protesta, por në shumicën e rasteve, ato nuk u përballën me opozitë.
Turma të mëdha dhe paqësore u mblodhën jashtë agjencive ligjore të specializuara në trajtimin e emigracionit, të cilat rrezikonin të ktheheshin në objektiva sulmi.
Bëhet fjalë për një ndryshim madhor nga protestat që shpërthyen në Mbretërinë e Bashkuar që prej 30 korrikut.
Ekstremistët u përleshën me policinë, të nxitur nga keqinformimi për sulmin me thikë që la të vdekura tre të miturat në qytezën pranë Liverpulit. Në mënyrë të rremë, përdoruesit e rrjeteve sociale e identifikuan të dyshuarin si emigrant dhe mysliman.
LEXONI GJJITHASHTU:
- Mbi 50 mijë persona të arrestuar që nga nisja e protestave në Bjellorusi
- Dhjetra arrestime në Britani në protestat e dhunshme, pas vrasjes së tre vajzave