Ushtria amerikane ka bombarduar luftëtarët talebanë sot, në rajonin Helmand, pasi marrëveshja e paqes që u firmos disa ditë më parë duket se ka dështuar.
Koloneli Sonny Legget shkroi në Twitter këtë të mërkurë (4 Mars 2020), se luftëtarët kishin sulmuar një pozicion që mbahej nga Forcat e Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Afganistanit.
Leggett shtoi se talebanët kishin kryer 43 sulme ndaj trupave afgane këtë të martë.
Zëdhënësi i ushtrisë së SHBA-ve u bëri thirrje talebanëve që t’i ndalonin sulmet e të respektonin angazhimet e marra përsipër më 29 shkurt.
Deri më tani, talebanët nuk kanë marrë përsipër asnjë prej sulmeve që ka komentuar ushtria amerikane.
The US conducted an airstrike on March 4 against Taliban fighters in Nahr-e Saraj, Helmand, who were actively attacking an #ANDSF checkpoint. This was a defensive strike to disrupt the attack. This was our 1st strike against the Taliban in 11 days.
— USFOR-A Spokesman Col Sonny Leggett (@USFOR_A) March 4, 2020
Shtetet e Bashkuara e firmoswn marrëveshjen e paqes me Talebanët me qëllimin për t’i dhënë fund gjakderdhjes 18-vjeçare në Afganistan dhe kthimin në shtëpi të trupave amerikanë nga lufta më e gjatë e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti George W. Bush urdhëroi pushtimin e Afganistanit, përmes udhëheqjes së forcave amerikane, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të 11 shtatorit 2001.
Disa prej ushtarëve amerikanë që shërbejnë në Afganistan thonë se nuk kishin lindur ende kur u shkrumbua Qendra Tregtare Botërore, në ato orë mëngjesi me diell, që ndryshuan njëherë e përgjithmonë mënyrën sesi Amerika do ta shihte botën.
President @ashrafghani delivers his opening statement in Kabul, Afghanistan. #ForAfghanistan #AfghanPeaceProcess #WeAreNATO pic.twitter.com/2glJtOz3ay
— Department of Defense ?? (@DeptofDefense) February 29, 2020