Është shkatërruar 8 minuta pas nisjes për në hapësirë një raketë e kompanisë “Space X”. Grupi i miliarderit Elon Musk deklaroi se kishte humbur kontaktet me mjetin pasi motorët e tij ishin fikur një nga një.
Një minutë përpara humbjes, “Space X” përdori krahët gjigantë mekanikë të kullës së nisjes për të mundësuar rikthimin, një përpjekje e arritur vetëm njëherë më parë.
Por procesi u kthye në zhgënjim jo vetëm për kompaninë, por edhe për turmën që ishte mbledhur për të ndjekur nisjen.
Një grup njerëzish që po vizitonin ishujt Turk dhe Kaikos regjistruan pamje të pjesëve të raketës që u fluturonin mbi kokë, pasi mjeti la pas një re të madhe tymi.
Raketa duhet të bënte një xhiro rreth Tokës në kuadër të një fluturimi provë, pas nisjes nga Teksasi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjermania “hakmerret” ndaj Musk, pezullon aktivitetet në platformën X
- Historia e jetës së Elon Musk: Rritjet dhe pengesat e manjatit të Tesla dhe SpaceX