English

Detaje nga ceremonia e betimit të Trumpit, urdhrat e parë që pritet të firmosë sot

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Detajet e ceremonisë së betimit të Donald Trump. Presidenti i 47-të i SHBA-ve do të betohet në Capitol Hill.

- Advertisement -

E hëna është padyshim një ditë e rëndësishme për popullin amerikan, në veçanti për presidentin e zgjedhur Donald Trump, pasi ky i fundit do të betohet në Capitol Hill. Një ceremoni në të cilën janë sytë e gjithë botës, por ndryshe nga herët e tjera, betimi do të bëhet brenda dhe jo jashtë ndërtesës, ndërsa shkak për marrjen e këtij vendimi janë temperaturat e ulëta.

Vetë Trump foli rreth këtij vendimi duke pohuar: Një i ftohtë i Arktikut ka kapluar vendin. Nuk dua që njerëzit të dëmtohen, apo lëndohen në çfarëdo mënyre. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat të hënën do të shkojnë në -6 gradë celcius. 1985 është data e fundit ku betimi i një presidenti është bërë brenda godinës, asokohe Ronald Reagan. Pavarësisht këtij vendimi qytetarët nuk do ta humbasin presidentin e tyre, pasi janë krijuar impiante me ekrane gjigante për të ndjekur ceremoninë.

Sa i përket detajeve të ceremonisë së betimit, portat do të hapen që prej orës 5 të mëngjesit atje, që korrespondon me orën 11 në Evropë, ndërsa janë shitur më tepër se 220 mijë bileta. Ceremonia do të nisë me një takim mes presidentit të larguar dhe atij të sapozgjedhur, në këtë rast Trump, ku do të shëtisin përgjatë Capitol.

Më pas do të zhvillohet ceremonia e betimit, por dhe një largim nderi për presidentin që lë detyrën dhe zonjën e parë.

Interesi ka qenë tejet i lartë për këtë cermoni, e cila do të transmetohet gjithashtu në mediat kryesore amerikane.

Donald Trump tha të dielën në mbrëmje përpara përkrahësve të tij në Uashington një ditë përpara se të kthehet në Shtëpinë e Bardhë se do të vendosë kufizime të rrepta për imigracionin në ditën e tij të parë në detyrë, duke premtuar se do të përmbushë me shpejtësi premtimin kryesor të fushatës së tij.

“Nesër në perëndim të diellit, pushtimi i vendit tonë do të ketë marrë fund,” tha ai mes brohoritjeve të përkrahësve të tij në pallatin e sporteve dhe koncerteve “Capital One”.

Presidenti i zgjedhur Trump përsëriti zotimin e tij të fushatës për të ndërmarrë përpjekjen më të madhe të dëbimit në historinë e Shtetevr të Bashkuara.

Ishte fjalimi i tij i parë madhor në Uashington që nga fjalimi i tij më 6 janar 2021, para sulmit në Kapitol nga një turmë mbështetësish të tij.

Mijëra mbështetës të Presidentit të zgjedhur pritën në të ftohtë dhe shi për orë të tëra, për të marrë pjesë në tubimin e tij të fitores.

Trump ka thënë se do të falë shumë nga mbi 1500 personat e dënuar ose të akuzuar në lidhje me sulmin. Tubimi i së dielës i zotit Trump, së bashku me fjalimin e tij inaugurues të hënën, mund të përcaktojë tonin e mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Një burim me dijeni për planet e tij tha se siguria kufitare do të zërë një vend të rëndësishëm në urdhrat e parë ekzekutivë të zotit Trump të hënën, të cilat ka të ngjarë të përfshijnë klasifikimin e karteleve të drogës si “organizata të huaja terroriste”, si edhe shpalljen e një situate emergjence në kufirin SHBA-Meksikë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?