Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e Astirit këtë të premte duke shkaktuar panik tek banorët. Mësohet se zjarrin e ka shkaktuar një transformator, i cili për shkak të ngarkesës ka marr flakë dhe ka bërë që banorët për shkak të tymit, të mos arrijnë të dalin nga banesat.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur fillimisht shuarjen e zjarrit e më pas evakuimin e banorëve, të cilët mbetën të bllokuar në banesat e tyre.
Tashmë në vendngjarje është edhe ambulanca te e cila banorët janë drejtuar sapo janë evakuuar nga pallati.
Sipas raportimit të gazetares Ortensa Budlla, për Euronews Albania, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Gjithashtu gazetarja tha se në këtë situatë të rrezikshme u vu re mungesa e fikëses së zjarrit dhe e shkallëve të emergjencës.
“Ajo që vlen për tu theksuar është mungesa e fikëses së zjarrit që mungon në shumë pallate dhe mungesa e shkalleve të emergjencës, të cilat mungojnë në shumë ndërtime të bëra në Shqipëri në 10-15 vitet e fundit”, -raportoi gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përfshihet nga flakët një pallat në Astir, banorët bllokohen brenda në banesë
- Shpërndante lëndë narkotike në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari