Një zjarr ka shpërthyer në kartin e parë të një hoteli në lagjen nr. 4 të Sarandës. Flakët kanë shkrumbuar katin e parë të ndërtesës, ndërkohë që forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë bashkiake janë në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Sipas burimeve nga policia e Sarandës, e cila është ndodhur në vendngjarje dhe ka kryer hetimin, mësohet se shkak i zjarrit ishin shkëndijat e lëshuar nga saldimi. Për këtë është thirrur në Komisariat Jani Kallojeri, personi që ishte duke salduar.
Njoftimi i policisë:
Sot, në lagjen “Nr. 4”, dyshohet se gjatë saldimit të një vegle pune nga shtetasi J. K., njëkohësisht pronar i objektit, aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur pjesërisht kati i parë i hotelit të tij, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU: