English

Devijohen fluturimet drejt Spanjës teksa shtohen rastet me COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa prej fluturimeve që ishin nisur drejt Spanjës janë devijuar sipas të dhënave të paraqitura nga Flightradar24, teksa pritet që Madridi të shpallë izolim të plotë për shkak të COVID-19.

- Advertisement -

Të paktën 7 fluturime, të operuara nga kompania low cost Jet2, duket se kanë devijuar rrugën, teksa afroheshin pranë kufirit midis Spanjës dhe Francës.

Jet2 tha se kanë vendosur të anulojnë fluturimet teksa autoritetet spanjolle kanë marrë masa shtrënguese.

“Jemi në dijeni se këto masa lokale do të ketë një ndikim domethënës për pushimet e klientëve tanë, ndaj kemi marrë këtë vendim”, thuhej përmes një deklarate.

Në llogarinë e tyre të Twitter, Jet2 thotë se masat janë në kuadër të përgjigjes për mbylljen e dyqaneve, restoranteve dhe anulimit të aktiviteteve në Spanjë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?