English

Dezertojnë ushtarët ukrainas, rreth 100 mijë trupa kanë braktisur frontin e luftës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dezertimi po gërryen ushtrinë ukrainase, që e dëshpëruar kërkon fuqi të reja dhe që njëkohësisht po ndryshon planet e betejës në një moment kyç të luftës me Rusinë.

- Advertisement -

Të përballur me mungesë armatimesh, dhjetëra mijëra ushtarë ukrainas, të lodhur dhe të privuar, janë larguar nga lufta në vijën e frontit duke kaluar në anonimitet.

Njësi të tëra kanë braktisur postet e tyre, duke i lënë linjat mbrojtëse të cenueshme dhe duke përshpejtuar humbjet territoriale.

Sipas komandantëve të forcave të armatosura, disa prej efektivëve marrin leje për mjekim dhe nuk kthehen më për shkak të traumave të pësuara dhe të demoralizuar nga mungesa e shanseve për fitore.

Ndërsa të tjerë zihen me eprorët dhe refuzojnë të zbatojnë urdhrat, ndonjëherë edhe kur ndodhen në mes të betejës.

Pavarësisht se edhe Moska ka pasur dezertime, rastet e ushtrisë ukrainase vijnë si pasojë e problemeve thellësisht të rrënjosura që deformojnë përgatitjen e trupave dhe mënyrën se si Kievi po menaxhon luftën.

Lajmi për situatën e rëndë vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Ukrainës që të angazhojë më shumë trupa dhe të lejojë rekrutimin e të rinjve në moshën 18-vjeçare.

Sipas Zyrës së prokurorit të përgjithshëm të vendit, mbi 100 mijë ushtarë janë akuzuar nga autoritetet në kuadër të ligjeve për dezertimin, që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt të 2022-shit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?