English

Dhoma Amerikane: Gjyqi i dyqaneve “Duty Free” në Rinas po pengon operimin e biznesit të huaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për shkak të një procesi gjyqësor që nga korriku i vitit të kaluar, fituesit e tenderit të administrimit të dyqaneve “Duty Free” në aeroportin Rinas, “International Cruise Duty Free”, nuk kanë investuar ende 3 milionë dollarë.

- Advertisement -

“Edhe sot e kësaj dite ndeshet me procese gjyqësore që nuk kanë asnjë lidhje me biznesin e tij, por faktikisht përfshin entitete të tjera që ne i konsiderojmë shumë të çuditshme”, shprehet Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.

Konflikti nisi kur kompania Albania Duty Free Distribution”, pararendëse e investitorit amerikan, refuzoi të largohej pas mbarimit të kontratës së qerasë me Aeroportin.

Kjo e detyroi Ministrinë e Financave t’i revokonte licensën dhe për këtë kompania shqiptare hodhi në gjyq Ministrinë.

Por zvarritjet e procesit e kanë bërë të vështirë operimin e biznesit të huaj.

Sipas Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, kjo ndikon negativisht në klimën e investimeve në vend. 

Pyetur nga Euronews Albania gjatë konferencës së parë për këtë vit nëse ekzistonte mundësia e një arbitrazhi ndërkombëtar kundër shtetit shqiptar në rast vendimi negativ, z. Jaço tha se kjo është në dorë të kompanisë. 

“Di të them që në raste të ngjashme kjo ka ndodhur, dhe në raste të ngjashme ka qenë shteti shqiptar që ka marr një kosto mjaft të lartë nga gjithë këto aktivitete”, ka deklaruar z. Jaço.

Euronews Albania kontaktoi administratorët e kompanive Albania Duty Free Distribution dhe International Cruise Duty Free, por ata nuk pranuan të prononcoheshin. Ndërsa aeroporti i Rinasit tha se do të priste për vendimin e gjykatës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?