English

Dhuna ndaj avokatit të Berishës, reagon Dhoma e Avokatisë: S’është rast i izoluar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë shpreh shqetësimin e thelle lidhur me dhunën e rende fizike te ushtruar, mëngjesin e ditës se sotme, ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, anëtar i Dhomës se Avokatisë se Tiranës. Avokati është goditur disa here ne koke me leve dhe për shkak te plagëve te marra është shtruar ne spital.

- Advertisement -

Ky nuk është rast i izoluar i ushtrimit te dhunës fizike dhe psikologjike ndaj avokateve ne Shqipëri, duke rikujtuar aktin e fundit te paprecedentit te dhunës fizike dhe psikologjike ndaj një avokati ne Dhomën e Avokatisë Lezhe, ne muajin Prill te këtij viti. Kërcënimi i avokateve, sidomos për shkaqe qe lidhen me ushtrimin e detyrës jo vetëm cenojnë rende misionin e avokatit ne ushtrim te profesionit te tij, por krijojnë situata te vështira qe duhen te vlerësohen maksimalisht.

Bazuar sa me sipër Dhoma e Avokateve te Shqipërisë i kërkon autoriteteve zyrtare te kryejnë një hetim te plote dhe te pavarur brenda një kohe sa me te shkurtër lidhur ketë ngjarje te rende.

Njëkohësisht garantojmë te gjithë avokatet ne Republikën e Shqipërisë se Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë do te jete ne krah te çdo avokati ndaj te cilit ushtrohet dhune e çfarëdo lloji nga kushdo qofte, pavarësisht se nga kush dirigjohet dhuna.

Shprehemi besimplote se reagimi ynë do te shërbeje si kambanë alarmi për organet ligjzbatuese jo vetëm për këtë rast por edhe për raste te tjera qe cenojnë sigurinë e jetës se avokateve dhe te familjeve te tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?