English

Dhunë në burgjet e Ekuadorit, ushtria bastis qendrën e burgimit në Guajakil

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia dhe ushtria në Ekuador kanë bastisur një burg në qytetin Guajakil, pas ditëve të tëra aktesh dhune që kanë lënë dhjetëra të vdekur.

- Advertisement -

Autoritetet deklaruan se 31 të dënuar janë vrarë që prej së shtunës së kaluar, kur luftimet mes bandave rivale në burg shpërthyen.

Dhuna u përhap me shpejtësi në burgje të tjera, ku të dënuarit morën peng gardianët në shumë qendra burgimi në mbarë vendin.

Autoritetet bënë të ditur se 120 gardianë janë liruar, por disa dhjetëra të tjerë janë ende në duart e kriminelëve.

Situata ka detyruar presidentin Gijermo Laso që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

“Ta kenë të qartë të gjithë terroristët se anarkia nuk do të mbizotërojë në shoqërinë tonë. Forca e ligjit do të ndihet brenda dhe jashtë burgjeve”- tha Guillermo Lasso, president i Ekuadorit.

Që prej 2020-s, bandat kriminale kanë kryer një seri masakrash në burgje të ndryshme të Ekuadorit, ku llogariten 450 të dënuar të vrarë.

Burgu i Guajakilit, ku aktualisht ndodhen 5 mijë e 600 të dënuar, ka qenë skenë e masakrave më të rënda, përfshirë dy në vitin 2021, që morën përkatësisht 123 dhe 65 jetë njerëzish.

Gjatë bastisjes trupat ushtarake dhe ato policore sekuestruan një arsenal të madh armësh zjarri, përfshirë automatike, si dhe mjete prerëse.

Një tjetër faktor që nxit dhunën është pozita gjeografike e Ekuadorit, mes dy prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Kolumbisë në veri dhe Perusë në jug.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?