Një punonjës teknik i shkollës “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, Malishevë është arrestuar, pasi ka sulmuar seksualisht një të mitur, nxënëse të kësaj shkolle.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka informuar njësitet relevante të policisë i janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Abuzim seksual me fëmijët, austrialiani dënohet me 129 vite burg
- Abuzim seksual në jetimoren e Sarandës, nëna: Denoncova rastin