English

Dhunoi biznesmenin Arben Çipa, Prokuroria liron 37-vjeçarin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Sarandës ka lënë të lirë 37-vjeçarin Diomet Musa, i dyshuar si autor i plagosjes së biznesmenit 52-vjeçar Arben Cipa,  kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë.

- Advertisement -

Vendimi është marrë pas kërkesës nga Prokurorja Besiana Sadikaj, e cila ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Musën, i cili është akuzuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim.

Pasi u arrestua dhe u dërgua para Gjykatës së Sarandës, Musa, i cili ka precedentë të mëparshëm penalë, është akuzuar për sulmin ndaj Cipës, i cili u godit me grushte, shkelma dhe sende të forta rreth orës 14:10 të së premtes.

Pas ngjarjes, Musa është fshehur në një banesë në Lukovë, ku u kap nga policia pasditen e së premtes. Për plagosjen e Cipës, policia ka shpallur në kërkim kushëririn e tij, 29-vjeçarin Markelian Musa.

Në seancën gjyqësore, Gjyqtarja Esmeralda Shehu ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin në flagrancë të Diomet Musës dhe ka caktuar masën e kërkuar nga Prokuroria, “Arrest në shtëpi”, duke i urdhëruar që të mos largohet nga banesa e tij në lagjen nr. 3 të Sarandës.

Vetë Arben Cipa ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit, duke theksuar se Saranda po kthehet në një situatë të ngjashme me “Cosa Nostra” për shkak të konflikteve të pronësisë, ku njëra palë përbëhet nga individë të njohur si “Të fortë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?