Pothuajse po bëhet një muaj nga sulmi barabar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, por për vendodhjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje ende nuk ka asnjë informacion.
Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku vijojnë të jenë në arrati.
Policia fillimisht kontrollet i përqendroi në Tiranë dhe në Veri të vendit, por pa rezultat, duke shtrirë më pas perimetrin e kërkimeve në të gjithë vendin.
Gjithashtu shërbimet e policisë kanë kërkuar edhe ndihmën e autoritete të Malit të Zi dhe Kosovës, por deri në këto momente referuar sistemit TIMS, 3 agresorët nuk kanë dalë jashtë territorit të Shqipërisë, por nuk përjashtohet mundësia të kenë lëvizur në mënyrë ilegale.
Ndërsa sa i përket Dritan Nanos i dyshuar si organizatori i dhunës së avokatit ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
Dhëndri i tij i cili u vetëdorëzua disa orë pas sulmit, Dorian Alia para togave të zeza u shpreh se çdo që ka ndodhur rastësisht dhe nuk ka qenë e organizuar.
Prokuroria e Tiranës zbuti akuzën ndaj të dyshuarve duke rikualifikuar veprën penale nga vrasje të funksionarëve publik e mbetur në tentativë në ‘plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim.
Për Kasajn, Aliajn dhe Tabakun gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë.
Pas dy javësh avokati Sokol Mëngjesi doli nga koma, por ende nuk ka arritur të flasë. Oficerët e policisë gjyqësore nuk mundën ta merrnin në pyetje për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, pasi fillimisht kur u paraqit në spital ishte koshient, por pas disa orësh përfundoi në intubim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Gjykata e Apelit lë në burg Nanon dhe Alian
- Dhuna ndaj Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë vendos tre ditë bojkot të seancave gjyqësore