Policia e Tiranës ka proceduar dy persona në lidhjen me ngjarjen e ndodhur 3 ditë më parë në zonën e Farkës ku u dhunua Kristi Fufi djali i ish-deputetit demokrat, Mhill Fufi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, bën me dije policia.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në një lokal në zonën e Lundrës ku disa persona dhunuar me sende të forta 19-vjeçarin, i cili për pasojë mori dëmtime në kokë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari që dhunoi djalin e ish-deputetit
- U plagos në kokë gjatë sherrit në Farkë, 19-vjeçari, djali i ish-deputetit demokrat