English

Di Maio: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, investim kyç i BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Bruksel po zhvillohet Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së, dhe në të njëjtën ditë dhe ai i ministrave të çështjeve të përgjithshme. Para këtyre takimeve ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio organizoi një mëngjes pune informal vetëm për Shqipërinë.

- Advertisement -

Di Maio në fjalën e tij, tha se, ndërtimi i shtetit të së drejtës mbete gur themeli për zgjerimin. Nga ana tjetër theksoi se, hapja e negociatave është vetëm fillimi i procesit të anëtarësimit në BE.

 “Angazhimi ynë kolektiv konfirmon edhe njëherë se ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë është në lojë, përfshirë edhe besueshmërinë e BE-së si aktor global. Integrimi i Ballkanit Perëndimor mbetet investimi jonë kyç, gjeostrategjik e politik, për të përforcuar paqen, pajtimin, stabilitetin dhe prosperitetin në Evropë.

Lidhur me negociatat për zgjerim, hapja e këtyre negociatave do të shënjojë vetëm fillesën e jo përfundimin e rrugëtimit evropian. Megjithatë nuk mund të nënvlerësojmë ndikimin potencial të hezitimeve tona në Ballkan, sidomos kur bëhet fjalë për qëndrimet reformatore në rajon”, është shprehur ministri italian.

Goran Grlic Radman, ministri i Jashtëm i Kroacisë, vend që mban presidencën e BE-së, tha se u diskutua mbi mënyrat për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për reformat në kuadër të integrimit evropian.

Në këtë takim, kryeministri Edi Rama bëri një paraqitje të reformave që ka bërë dhe po vijon vendi, në prag të raportit të ndërmjetëm që pritet të publikohet nga Komisioni Evropian para samitit të Marsit.

Ndërkohë, zgjerimi dhe marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin pritet të jenë temë diskutimi në dy këshillat e sotëm që zhvillohen në Bruksel, në një kohë me konferencën ndërkombëtare të donatorëve.

Në fund të vitit të kaluar, pavarësisht se Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, ishte Franca që vendosi veton në Këshillin e BE-së për të mos pranuar një gjë të tillë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në diskutimet e fundit për këtë temë, ka folur me nota  pozitive për mundësinë e hapjes së negociatave para Samitit të Zagrebit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?