English

Di Maio: Nuk ka rëndësi metodologjia, hapja negociatave çështje politike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Italia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Nato e po ashtu edhe integrimin evropian të Shkupit. Ishte ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili gjatë një vizite në Shkup nënvizoi përkrahjen e Italisë në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Gjatë ndalesës së tij ministri Italian u takua me  homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov. Antarësimi i vendit në Bashkimin Evropian ishte ndër pikat kryesore të bisedës mes tyre.

Elementet për sukses të përbashkët janë këtu dhe duket se metodologjia mund të sigurojë sinjale pozitive për të përfunduar tërë procesin. Ne jemi në pritje të raportit të Komisionit Evropian, për të dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë mendoj se do të ishte një gabim i madh strategjik nëse ajo mundësi nuk kapet nga i gjithë rajoni, por edhe për  Bashkimi Evropian ?, tha Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Dimitrov.

Ministri Italian Di Maio nënvizoi se n uk ka rëndësi nëse aplikohet një metodologji e re apo e vjetër për negociatat, por hapja e tyre  nuk duhet harruar ,pasi është vetëm një cështje politike, duke shtuar se nëse vendet themeluese të unionit janë të bashkuara në pozicionet e tyre  atëherë një kapitull i ri do të hapet për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?