English

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ashpërson akuzat mes Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ditë pas publikimit të letërkëmbimit mes Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit përmend një ekip negociator për dialogun me Serbinë, ka reaguar edhe Presidenca e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Në reagimin e Presidencës thuhet se “kryeministri i shkarkuar nuk është konsultuar me Presidentin, si udhëheqës i politikës së jashtme” lidhur me ekipin negociator, të cilin e përmend në letrën dërguar Lajçakut.

“Kryeministri është i shkarkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është kryeministër në largim i një qeverie në largim. Ai përveç që nuk është konsultuar me Presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme, me këtë qasje është duke e shkelur edhe hierarkinë kushtetuese”, thuhet në reagimin e Zyrës së Presidentit të Kosovës.

Madje, Presidenca e quan Kurtin “Kryeministër të delegjitimuar” dhe listën e propozuar për përbërjen e ekipit negociator vetëm “dëshirë personale të tij”.

“Kryeministri i shkarkuar është i delegjitimuar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim. Lista e delegacionit të propozuar nga kryeministri i shkarkuar mbetet një dëshirë personale e tij dhe asgjë më shumë”, përfundon reagimi i Presidencës.

Dje, zyra e kryeministrit publikoi një letërkëmbim mes Kurtit dhe Lajçakut, ku kryeministri në detyrë thotë se ai do të udhëheqë dialogun me Serbinë dhe ekipin negociator me dhjetë anëtarë, pjesë të së cilit, si anëtar, e ka propozuar edhe Presidentin Hashim Thaçi.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?