English

Dialogu Prishtinë-Beograd, Eliot Engel kritikon sërish SHBA: Qasje e ashpër ndaj qeverisë së Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ligjvënësi Eliot Engel dhe senatori Bob Menendez, në një letër dërguar Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo i bëjnë thirrje administratës Trump që të vazhdojë mbështetjen diplomatike për të zgjidhur konfliktin Kosovë-Serbi në mënyrë të drejtë.

- Advertisement -

Ligjvënësit u shprehën të shqetësuar duke theksuar se qasja e administratës amerikane ndaj Kosovës penalizon padrejtësisht qeverinë e re të vendit.

“Ne jemi të shqetësuar pasi SHBA kanë ndërmarrë një qasje të ashpër ndaj qeverisë së zgjedhur në Kosovë. Kosova është një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, dhe ne ju bëjmë thirrje që të adoptoni një qasje të durueshme dhe konstruktive me qeverinë e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike demokratike”, thuhet në letrën e tyre.

Administrata e Presidentit  Donald Trump i ka kërkuar qeverisë së Kosovës të heqë tarifat ndaj Serbisë, në mënyrë që të rihapet dialogu me Serbinë. Sipas dy ligjvënësve Shtetet e Bashkuara ushtruan trysni mbi qeverinë e Kosovës për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe, por nuk po ushtrojnë trysni të duhur mbi Beogradin për të ndalur fushatën e tij kundër pavarësisë së Kosovës.

“Ndërsa ne jemi dakord që tarifat e Kosovës ndaj mallrave serbe, që tashmë janë pezulluar, kryesisht kanë dëmtuar Kosovën dhe qytetarët e saj, ky mjet është përdorur nga shumë qeveri të botës, shpesh përfshirë  edhe administratën Trump. Ne jemi të shqetësuar se administrata Trump ka vendosur ndëshkime financiare mbi qeverinë e Kosovës, disa javë pasi ajo kishte ardhur në pushtet”, theksohet në letër.

Në letrën e dy ligjvënësve drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo shprehet edhe shqetësimi se Uashingtoni nuk po ushtron trysni të mjaftueshme mbi Beogradin sa i përket dialogut me Prishtinën duke theksuar se Serbia është duke forcuar raportet e saj me Moskën dhe po rrit importet e armëve nga Rusia.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?