English

Diamanti sa një top tenisi, Louis Vuitton pronar i thesarit 1785-karatësh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Louis Vuitton krenohet me blerjen e tij më të fundit. Tashmë ka në pronësi diamantin e dytë më të madh në botë, dhe sigurisht është i hapur për t’ia treguar këtë thesar edhe publikut.

- Advertisement -

Një shfaqje e hapur për të gjithë ata që kanë mundësi të ndalojnë në dyqanin Place Vendome në Paris.

Një javë më parë Vuitton bëri me dije se ishte pronari i diamantit Sewelo 1,758 karat.

Kompania nuk e zbuloi shifrën që ka paguar për gurin e çmuar.

I madh sa një top tenisi dhe i mbuluar me karbon, diamanti u zbulua vitin e kaluar në Botsvana.

Emri i tij, Sewelo do të thotë “gjetje e rrallë”, dhe guri do të shndërrohet në një koleksion të bizhuterive të bukura, theksoi Lucara, një kompani e minierave me qendër në Kanada, e cila është në partneritet me Vuitton.

Louis Vuitton, i njohur për prodhimin e çantave, rrobave të kushtueshme dhe aksesorëve të tjerë, në vitin 2012 nisi të prodhoj edhe bizhuteri.

Bizhuteritë janë shfaqur si një nga segmentet me rritjen më të shpejtë të tregut të mallrave luksoze vitet e fundit, duke nxitur blerjen e LVMH me 16.2 miliardë dollarë të etiketës amerikane Tiffany.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?