English

Dilemat për kandidatin në Kukës, Rithemelimi njofton mbajtjen e primareve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rithemelimi ka njoftuar mbajtjen e primareve për të përzgjedhur kandidatin që do të garojë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Kukës më 24 shtator.

- Advertisement -

Përmes një komunikate për media Rithemelimi bën me dije se ditën e mërkurë, ora 13.00 në selinë blu do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë që do të miratojë emrat që do të kandidojnë për primaret.

Rendi i ditës së mbledhjes së Kryesisë:

  • Miratim i kandidaturave që do t’i nënshtrohen “Primareve” për kryetar të Bashkisë Kukës.
  • Përcaktimi i datës së “Primareve”.

Kujtojmë se Arif Rexhmati dhe Admir Sinamati janë dy emrat më të përfolur për të garuar për opozitën. PD zyrtare e Bashës, mbështetet Arif Rexhmati dhe kërkon nga Rithemelimi që të bashkohet në mbështetje të këtij kandidati.

Krejt e ndryshme është situata në kapin socialist, ku tashmë e kanë pikasur kandidatin me të cilin do të garojnë në 24 shtator. Ai është Albert Halilaj, që prej korrikut është emëruar prefekt i Kukësit dhe tashmë pret vetëm zyrtarizmin nga Partia Socialiste.

Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve që do të garojnë në Kukës është 8 shtatori dhe koha në dispozicion për zhvillimin e fushatës është 2 javë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×