English

Dinamika e sherrit në lokalin në Shëngjin, të rinjtë u qëlluan me armë nga pronarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është zbardhur dinamika e plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, ku mbetën të plagosur shtetasit Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues ne Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.

- Advertisement -

Burime bëjnë me dije se dy të rinjtë e plagosur u qëlluan nga pronarët e lokalit me armë zjarri.

Si klientë ata ishin të dehur në lokalin e autorëve dhe kanë filluar të krijojnë shqetësime. Pasi patën një debat me pronarët në ambientet e lokalit, më pas kanë dalë jashtë ambienteve të barit për t’u sqaruar, ku njëri prej pronarëve i ka qëlluar në pjesën e këmbëve duhe i lënë të plagosur.

Sakaq janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët, të cilët janë  shtetasit Kristian Curri, Bledar Curri dhe Frajd Curri.

Dy të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×