English

Çejku: Pas fitores së të djathtëve në BE, Shqipëria duhet të bëjë kujdes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Diplomati Arben Çejku, i ftuar në Euronews Albania tha se zgjedhjet e Bashkimit Europian mund të kenë një impakt të drejtëpërdrejtë në antarësimin e Shqipërisë në BE.

- Advertisement -

Ai tha se çështjet kryesore që do të diskutohen do të jetë korrupsioni dhe emigracioni.

“Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme nga zgjedhjet e BE-së. Ne jemi bërë si ai nxënësi në klasë që shkon duke bërë detyrat e të tjerëve dhe kur vjen koha që të bëjmë detyrat tona i bëjmë shpejt e shpejt. Në duhet t’i bëjmë shumë mirë detyrat tona dhe duhet të jemi në një marrëdhënie shumë serioze me Bashkimin Evropian sepse ne kemi tashmë një marrëdhenie bilaterale me BE dhe deri më tani çfarë kemi bërë nuk sjellin ndonjë rezultat konkret. Ne duhet të fokusohemi këtu dhe kryefjala e marrëdhënies tonë me Brukselin do të jetë korrupsioni dhe emigracioni”, tha Çejku.

Sipas Çejkut, Kosova nuk rrezikon nga zgjedhjet e BE-së.

“Kosova nuk mendoj që është në pozita të ndikohet nga zgjedhjet e BE-së për aq kohë sa BE-ja ndaj Kosovës ka një qasje të kujdestarisë për dialogun dhe për projekte të tjera të para antrësimit”, tha diplomati.

 

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?