English

Dita botërore e melanomës, dermatologët: Rastet janë në rritje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kanceri i lëkurës dhe melanoma po njohin rritje të rasteve nga viti në vit. Në ditën botërore të melanomës, mjekët dermatologë kërkojnë më shumë ndërgjegjësim.

- Advertisement -

“Trendi është gjithmonë në rritje, ne diagnostikojmë çdo ditë karcinomat e lëkurës dhe melanomë, kemi raste në rritje të melanomës. Duhet të jemi të kujdesshëm të parandalojmë ndryshimin e nevuse në lëkurë duke u ekspozuar sa më të mbrojtur në diell,” – tha Monika Fida.

Stina e verës me ekspozimin në diell apo përdorimin e kabinave solare për t’u nxirë rrit riskun për melanomë.

“Ka një faktor risku rrezatimin ultraviolet, qoftë ky nga dielli gjatë frekuentimit të plazheve qoftë ky i marrë në mënyrë artificiale nga makineritë solare, ndaj japim një apel të ekspozohemi sa më të mbrojtur, të aplikojmë krem me faktor të lartë mbrojtës dhe kapelet e diellit, të jemi të kujdesshëm më fëmijët të mos digjen dhe mos aplikojmë makineritë solare,” – sqaroi Fida.

Disa persona janë të predispozuar për të bërë kancer të lëkurës.

“Personat që kanë mbi 50 nishane duhet t’u drejtohen mjekëve, personat që nuk nxihen, ata që kanë histori personale ose familjare me kancer lëkure, personat që kryejnë kimioterapi, janë të predispozuar të shfaqin këto sëmundje,” – shtoi mjekja.

Veç kujdesit, kontrollet periodike pranë mjekëve dermatologë dhe kapja në kohë e melanomës, çon në shërimin total të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?