Në mbarë Evropën janë mbajtur të premten ceremoni për të shënuar Ditën e Armëpushimit, siç njihet fundi i Luftës së Parë Botërore në 1918-n.
Në Paris, presidenti Emmanuel Macron u bashkua me veteranët dhe disa personalitete në një ceremoni përkujtimi në Harkun e Triumfit.
Në Belgjikë, ku u zhvilluan disa nga betejat më të përgjakshme të konfliktit, eventi u karakterizua nga një paradë ushtarake tek memoriali i luftës.
Në të morën pjesë edhe përfaqësues të forcave të armatosura të shteteve të tjera, të cilat përkujtuan të rënët e kombësive të ndryshme.
Një vëmendje e veçantë ishte tek ceremonia përkujtimore në Londër, ku kambanat e Big Ben u dëgjuan në mbarë qytetin, për herë të parë në 5 vjet, në përfundim të projektit të restaurimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kur do të kthehet paqja? Evropa gati të mirëpres ukrainasit, nëse lufta nuk ndalet
- ‘Evropa si në mesjetë’, Putin fajëson Perëndimin për përçarje në tregun energjetik