English

Dita e Brexit: Britania po largohet nga BE-ja, po tani çfarë ndodh?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për ata që qenë pro Brexit, dita e sotme shënon një fitore të madhe. Për  ata që qenë kundër, sot është ditë zie.

- Advertisement -

Por pas dy zgjedhjesh, 3 kryeministrave dhe 3 vitesh përplasjesh e luftimesh politike, të cilat e kanë ndarë më dysh Mbretërinë e Bashkuar, ka të ngjarë se do jenë të shumtë ata që sot do të vajtojnë.  

Thënë kjo, 31 janari i 2020-s është më tepër fillimi sesa fundi i Brexit. Midis ditës së sotme dhe 31 dhjetorit të këtij viti, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian do ju duhet të negociojnë bazat e një marrëveshje tregtare që do i japë formë marrëdhënies së tyre të ardhshme.

Teksa Presidentja e re e Komisionit, Ursula von Der Leyen, iu tha eurodeputetëve më 28 janar, ditën kur në Bruksel u miratua Marrëveshja e Tërheqjes së Britanisë, se BE-ja do të kërkojë të negociojë një pakt në dobi të shteteve anëtare, kompanive dhe qytetarëve të saj.

Si Von der Leyen ashtu edhe shefi i negociatave  të BE-së, Michel Barnier, kanë përjashtuar mundësinë se pakti do të kryhet brenda afatit të përmendur më parë. Ka më shumë të ngjarë që BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar do të arrijnë atë që ai e ka cilësuar si “më e pakta jetike”, pa kuota dhe tarifa zero për eksportet e Britanisë.  

Ndër pikat kyçe mbeten liria e lëvizjes, të cilën BE-ja e kërkon ndërsa Mbretëria e Bashkuar jo, dhe qasja e BE-së ne ujërat ku kryhen aktivitetet e peshkimit të Britanisë. Këtë javë, qeveria britanike ka kërkuar “të rimarrë kontrollin” e tyre, por kritikët janë shprehur skeptikë se kjo mund të ndodhë.  

Gjithashtu mbetet edhe çështja e Irlandës. Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, është angazhuar publikisht që të sigurojë tregti të lirë me Irlandën e Veriut,  e cila do të dalë nga BE-ja së bashku me Mbretërinë e Bashkuar por do të qëndrojë fizikisht pjesë e ishullit të Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Johnson do ta nisë ditën me një takim kabineti në Sanderland, qytetin verilindor anglez ku për herë të parë u deklarua dëshira dhe mbështetja për tu larguar nga BE-ja në referendumin e 2016-s.

Sonte, në orën 11 të mbrëmjes, një orë përpara se Britania të largohet zyrtarisht nga blloku europian, Johnson do i drejtohet kombit dhe pritet që ai ta lavdërojë daljen nga unioni si “një mundësi historike” edhe si “momenti i ndryshimit dhe rilindjes kombëtare”.

Ndërsa, dhjetëra mijëra britanikë që jetojnë jashtë vendit si dhe shtetas europianë që jetojnë në Britani, mbeten të pasigurt për të ardhmen e tyre.

Për britanikët kanë emigruar jashtë vendit, Brexit jo vetëm që do të thotë pasiguri, por  edhe humbje e votës si në Mbretërinë e Bashkuar po ashtu edhe në vendet ku ata jetojnë.

Më tej, është edhe vetë Europa. Në fjalimin e tij të lamtumirës në Parlamentin Europian ditën e enjte, kryetari i partisë së Brexit, Nigel Farage, tha se shpresonte që dalja e Britanisë të shënojë fillimin e fundit të Bashkimit Europian.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekko Haavisto, tha gjatë Forumit Ekonomik Botëror se mendonte që Brexit do të ishte diçka e mirë për BE-në, pasi duke treguar sesa e vështirë është të largohesh nga unioni, mund të shërbejë për të bashkuar edhe më shumë bllokun.

Një gjë është e sigurt, për çdo mbështetës të Brexit në sheshin e Parlamentit të Londrës, ka një tjetër që e vajton atë nga shtëpia.

Britania është më e ndarë se kurrë, pavarësisht apelit të Johnson këtë javë për të hedhur pas krahëve Brexit.

Referendumi u fitua me një rezultat shumë të ngushtë, 51.89 për qind votuan për tu larguar ndërsa 48.11  votuan për të qëndruar.

Sipas sondazhit të fundit nga Yougov, rezultati i mësipërm ka ndryshuar me 47 për qind me 40 për qind, ndërsa 13 për qind janë të pavendosur.

Përveç negociatave, ka ende një proces të gjatë shërimi për të ndodhur përpara se Britania do të mund të hedhë Brexit pas krahëve.

Parlamenti Europian voton pro ndarjes me Britaninë e Madhe

Brexit: Çfarë do të ndodhë mesnatën e 31 janarit?

Britania prezanton monedhën e re të Brexit teksa përgatitet për t’u larguar nga BE-ja

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?