English

Dita e dhuruesve të gjakut, të paktë vullnetarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zhaneta është dhuruese vullnetare e gjakut. Sot në Ditën botërore të dhuruesve të gjakut, kontributi i saj nuk mungoi.

- Advertisement -

“Shkoi çdo gjë shumë mirë. Zgjati rreth 5 minuta, 2-3 minuta u qetësova. Jam dhuruese e rregullat, praktikisht dy herë në vit. Së pari është një akt human që duhet ta bëjmë të gjithë, është një akt që të kthehet nga ana mjekësore është një proces normal, trupit nuk i shkakton asnjë dëm”, tha Zhaneta.

Njerëzit si Zhaneta janë të rrallë. Sot të gjesh një dhurues është kthyer në një sfidë më vete.

Në vendin tonë vetëm 20% janë dhurues vullnetarë. Pjesa tjetër dhurojnë gjak vetën në rastet kur një familjar i tyre është në spital. Ndaj në ditën botërore të dhuruesve të gjakut, thirrja është për të gjithë, bashkohuni përpjekjeve për të shpëtuar jetë.

Edhe në këtë ditë, numri i dhuruesve nuk ishte ai që pritej. Shtretërit qëndruan për shumë kohë bosh.

Shqipëria ka nevojë për gjak, pasi rezervat e gjakut janë në mungesë. Aktualisht janë 11.8 dhurues për banorë. Sipas OBSH, që të ketë mjaftueshëm gjak, dhurimet duhet të jenë 13-15 dhurues për 1000 banorë.

Personat talasemikë janë ata që kanë më shumë se çdo kush nevojë për gjak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?