Sot është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave për vitin 2024. Drejtoria e Tatimeve e shtyu më 1 prill për shkak se e hëna ishte pushim zyrtar nga festa e Fitër Bajramit.
Janë mbi 144 mijë individë që kanë detyrimin të plotësojnë DIVA-n, dhe bëhet fjalë për të gjithë të punësuarit që kanë pagë bruto vjetore mbi 1.2 milionë lekë; janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit; realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim, si të ardhurat nga qira ditore, Air Bnb apo Booking.
Ditët e fundit faqja e tatimeve shfaqi probleme për shkak të mbingarkesës dhe shumë prej qytetarëve hasën vështirësi në aksesimin e saj.
Janë rreth 33 milionë euro të ardhura na verifikimet të administratës tatimore, të gjeneruara nga individët nëpërmjet platformave të rrjeteve sociale META, Youtube dhe Google që duhen të deklarohen te DIVA.
Plotësimi duhet të kryhet nga të gjithë personat që përshihen në të kundërt, do të ketë penalitete. Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa.
LEXONI GJITHASHTU:
- 530 kredi të buta për administratën, aplikimet mbyllen në 10 prill
- Detajet nga fushata e PD: Puna e bërë nga stafi i La Civita-s në Tiranë