Në ditën e internetit të sigurtë, drejtues të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike si dhe Kryesinë Shqiptare për Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore, nxorën në pah problemet që hasen në botë virtuale.
Një nga drejtuesit e Sigurisë Kinernetike, Igli Tafa ka folur lidhur me problematikat që hasen si dhe sfidat kreyesore për një mjedis pa probleme.
“Përtej digjitalizimit, sfida kryesore mbetet mbrojtja dhe krijimi i një mjedisi të sigurt online për bizneset dhe shërbimet që ofrojmë për qytetarët tanë. Kemi kuptuar se siguria kibernetike nuk është vetëm një çështje teknologjike, por edhe një faktor thelbësor për stabilitetin kombëtar dhe rajonal. Sfida kryesore është mungesa e burimeve njerëzore, për të qenë të përgatitur në çdo rast”, tha Igli Tafa.
Tafa shtoi se për këto probleme duhen gjetur alternativa efektive në mënyrë që të forcohet mbrojtja kibernetike.
“Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballemi është mungesa e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore në fushën e sigurisë kibernetike. Kjo është një çështje kyçe për diskutimin tonë sot, pasi duhet të gjejmë alternativa efektive për të ndërtuar kapacitete dhe për të forcuar mbrojtjen tonë kibernetike”, theksoi Igli Tafa.
Fëmijët dhe të rinjtë, janë ata që bien pre e bullizimeve, kërcënimeve në rrjetet sociale. Raste të cila disa herë janë kapur nga policia, e në disa të tjerë kanë çuar në humbje jetë njerëzish.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lukashenko kërcënon me ndalimin e internetit në rast të protestave gjatë zgjedhjeve
- Varësia nga rrjetet sociale, sociologët: Emergjencë, po rrit vetminë dhe vetëvrasjet